Arrestohet i “forti” i Sukthit Kep Arapi, në pranga ka rënë edhe një ish polic

0

Arrestohet Rexhep Arapi, i njohur si Kep Arapi.

I forti i Sukthit është arrestuar bashkë me një ish efektiv policie.

Aksioni është zhvilluar mëngjesin e së premtes nga policia e Durrësit për llogari të SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e arrestimit të tij. Kujtojmë që Arapi u arrestua më parë në mars të këtij viti në Rinas pasi ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Genova, e ka dënuar në mungesë me 7 vjet burgim, për veprën penale “organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu