Arrestohet i shumë kërkuari në Elbasan, qëlloi një polic dhe u “arratis”, prangoset pas 10 orësh

0

 

Dh. Biba, një person i shumë kërkuar nga Policia e Shtetit është vënë në pranga ditën e sotme.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, policia e Elbasanit, kishte pikasur Bibën në zonën e Bradasheshit, dhe kanë shkuar që ta arrestojnë.

Por gjatë tentativës për ta arrestuar, Biba, ka sulmuar një nga efektivët dhe ka arritur të shpëtojë.

Blutë janë vënë menjëherë në ndjekje dhe pas 10 orësh kërkime, ata kanë arritur që ta vënë në pranga të shumë kërkuarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu