Arrestohet ish-shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, favorizoi të burgosurit

0

Ish shefi i sektorit ligjor në burgun e Peqinit është arrestuar ditën e sotme me anë të një operacioni të befasishëm.

Sipas informacioneve të siguruara, Gani Shehu kishte abuzuar me detyrën e tij duke bërë të mundur që të paraqiste dokumente të rreme në mënyrë që të lirohej një prej të burgosurve.

Njoftimi për këtë arrestim është bërë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu