Arrestohet mjeku Edvin Prifti, i vihen prangat në sallë

0

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mjekun Edvin Prifti, ndërsa ky i fundit nuk ka mundur të dalë nga sallat e GJKKO pasi i janë vënë prangat dhe është dërguar për në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Mjeku e paralajmëroi arrestimin e tij para se të priste vendimin e gjykatës duke hedhur dyshime se kjo masë do të jepej pas një ‘urdhri’ të dhënë dhe nga vetë kryeministri Rama vetëm pak orë më p[arë në një taklim live me qytetarë të Tiranës (lexo).

Gjithashtu ai aludoi se kjo ishte pjesë e sulmeve ndaj zërave opozitarë në prag të fushatës zgjedhore (lexo).

Procedimi i mjekut Prifti nisi 2 ditë më parë kur pas një urdhri të SPAK u kontrollua banesa e tij dhe ku u gjetën 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu