Arrestohet në Athinë 29-vjeçari shqiptar. Rrëmbeu dhe mbajti peng një person për 4 mijë euro

0

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Interpol Athina për llogari të drejtësisë shqiptare. Burimë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Besmir Xhokrosa, i cili është esktraduar menjëherë drejt Shqipërisë.

Ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin Edison Mjekra më prill të 2019 kanë marrë peng në qytetin e Sarandës Behar Zemzadjen. Ky i fundit kishte shkuar të punonte si punëtor krahu ne Sarandë, kur sipas deklarimeve të tij dy persona e kanë marrë në makinë, duke i thënë se kishin një punë për të.

Ditën e parë e kanë marrë në makinë dhe e kanë lënë në mesin të rrugës që të çon për në Butrint. Zemzedja është larguar me mjete të tjera për në qytetin e Sarandës, ku ditën tjetër, këta persona kanë shkuar te vendi ku dilte për punë dhe i kanë thënë pse si kishte pritur dje dhe i kanë kërkuar 4 mijë euro.

Pasi e kanë marrë në makinë e kanë dërguar në Fushë Krujë, për dy ditë e kanë mbajtur në një makinë. Më pas me anë të rrjetit social Facebook, i kanë kërkuar personit të marr peng të kontaktonte me vëllain dhe ti kërkonte 4 mijë eurot për lirimin e tij.

Vëllai i Behar Zemzadjes, ka bërë kallëzim më Policinë e Lushnjës dhe në bashkëpunim edhe me policinë është bërë dorëzim i kontrolluar i vlerës monetare, me agjent të infiltruar, ku në Kamzë është vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes dhe ishte shpallur në kërkim Besmir Xhokrosa. Gjithashtu dyshohet se të implikuar janë dhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë mbi arrrstimin:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi me Interpol Athinën vë në pranga me qëllim ekstradimi një 29-vjeçar, për rrëmbim personi me qëllim dhenie të një shume parash në këmbim të lirimit. Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar B. Xh., 29 vjeç, lindur në Burrel.

Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur shtetasit B. Xh., masën e sigurisë “Árrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. Xh., në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, shtetasin me inicialet B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu