Mësohet se arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të. Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës.
LEZHE – Dhunë në ndeshjen Shënkolli-Sopoti 1-1, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.
Mësohet se arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të.
Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës.
Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF, ndërkohë ka` reaguar menjëherë policia e shtetit e cila ka arrestuar Bledar Pjeter Zefin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Me date 28.10.2023, u be arrestimi ne flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, ( Futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues ne Lezhe, sepse gjate zhvillmit te ndeshjes se futbollit, kategorise se dyte midis ekipeve te “Shenkollit” dhe “Sapotit” te Librazhdit, ka goditur me grusht albitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhe jashte rrezikut per jeten.
U kryen veprimet proceduriale per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Lezhe.