Erdogan: Turqia shpall Izraelin kriminel lufte!

0

TURQI- Turqia shpalli Izraelin kriminel lufte, gjatë tubimit pro Palestinës që u zhvillua këtë të shtunë në Stamboll.

“Izrael, ne gjithashtu do të shpallim ty si kriminel lufte për botën, ne po përgatitemi për të dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si kriminel lufte”, ishte deklarata e drejpërdrejtë e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan theksoi se bota perëndimore mobilizoi politikanët dhe mediat e saj për të legjitimuar masakrën e njerëzve të pafajshëm në Gaza, duke shtuar se Izraeli po kryen krime lufte. Ai tha se Izraeli është një pushtues.

“Perëndimi ju ka borxh, por Turqia nuk ju ka borxh. Ata që derdhin lot krokodili për civilët e vrarë në luftën Ukrainë-Rusi, po shikojnë në heshtje vdekjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm në Gaza. Fajtori kryesor pas masakrës së shpalosur në Gaza është Perëndimi”, vijoi presidenti turk.

Për kreun e Turqisë, çdo vend ka të drejtë të mbrohet, por tanimë, kur po kryhet një masakër e hapur dhe egër nuk ka më drejtësi. Turqia është një ndër shtetet më kritike të sulmeve të Izraelit mbi Gaza. Presidenti turk e ka konsideruar genocid sulmet me raketa mbi popullsinë, por ky qëndrim i Turqisë ka nxitur edhe reagimin e Shteteve të Bashkuara. Anëtarë të Kongresit kanë kanë kërkuar nga Sekretari i Shtetit që të bëhet një verifikim lidhur me financimet ka dhënë për Hamasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu