Arrestohet në Spanjë shqiptari i shumëkërkuar

0

Arrestohet në Spanjë shqiptari i shumëkërkuar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike një nga të akuzuarit e Dosjes 339. Sipas policisë pas arrestimit në Madrid, 29-vjeçari Gentian Marku banues në Reps është ekstraduar në Shqipëri.

Në vitin 2018 ai është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi G. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu