Arrestohet në spital shoferi i minibuzit që ra dje në greminë në Gramsh

0

Arrestohet në spital shoferi i minibuzit që ra dje në greminë në Gramsh. Arjol Xhepexhiu, shoferi i minibusit që përfundoi në greminë ditën e djeshme në Gramsh është arrestuar nga policia.

Burime bëjnë me dije se urdhri i ndalimit i është komunikuar mbrëmjen e kaluar në spital ku po merr trajtim për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga përplasja e fortë.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë, tre prej të cilëve në gjendje kritike për jetën janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak për aksidentit dyshohet të jetë bërë numri i madh i pasagjerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu