Arrestohet në Turqi për llogari të Italisë, vëllai i ‘Visi të Pojës’

0

Blendin Doçi është arrestuar në Turqi për llogari të shtetit italian. Ai është vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, emër i njohur për drejtësinë italiane.

Burime bëjnë me dije se arrestimi është kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve turke dhe atyre italiane, ndërsa ndaj Doçit dyshohet se rëndojnë akuza të lidhura me veprimtari kriminale, për të cilat Italia kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Ende nuk janë bërë publike detaje mbi akuzat konkrete, ndërsa pritet që autoritetet italiane të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

Lajmi vjen në vijim të hetimeve të gjera që autoritetet italiane kanë zhvilluar ndaj grupeve kriminale shqiptare të shtrira në disa shtete europiane.