ELBASAN- Arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një 45-vjeçare në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personat kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhunimi i banesës dhe regjistrimi i një individi pa leje. Gjithashtu bëhet me dije se në fshatin Orenjë të Librazhdit ditën e djeshme është përfshirë nga flakët një kasollë bagëtish dhe si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.