Arrestohet një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje në Elbasan

0

Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë 23-vjeçari me iniciale E.G. Dyshohet se një vit më parë ai qëlloi me armë në drejtim të një të riu në afërsi të spitalit të Elbasanit, i identifikuar me iniciale K.B.

Sipas burimeve, sherri mes dy të rinjve ka nisur pasi i riu me iniciale K.B. i ka goditur makinën me shkelm, duke bërë që E.G. të konfrontohet me të. Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë të cilët ndodheshin në vendngjarje.