Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe dy shtetas grekë pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se tre personat u arrestuan në flagrancë nga policia gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës.
Sipas raportimeve droga e cila u kap në Greqi kishte ardhur nga Tajlanda nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.
Droga e ndarë në tre pako nëse do të nxirrej në treg për shitje do të kapte vlerën e 23 mijë eurove.
Mes të arrestuarve është një person i cili dyshohet të jetë pronari i një lokali ku edhe zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.