Arrestohet oficeri dhunues në Tiranë, i shkaktoi plagë bashkëshortes pas një debati banal

0

Një polic është vënë në pranga në kryeqytet, pasi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

55-vjeçari me iniciale P.P., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, raportohet se krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndaj policit rëndon vepra penale “dhunë në familje”, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu