Arrestohet shkodrani në kërkim për vënie tritoli dhe dhunë

0

SHKODËR- Një 28-vjeçar që dyshohet për vepra të rënda penale i identifikuar si Seadet Myftija është vënë në pranga të Policisë në Shkodër.

Sipas policisë, 28-vjeçari është person i  dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

Nga hetimet e kryera, në maj të vitit të kaluar, i riu  ka goditur me sende të forta një person dhe ka shkatërruar automjetin e tij.  Një muaj më vonë, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjet.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu