Arrestohet shqiptari në Brazil, akuzohet për trafik droge

0

BRAZIL- Një shqiptar është arrestuar pak ditë më parë në San Paulo të Brazilit. Mediat braziliane shkruajnë se Shaqir (Hektor) Nikolli akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptari i kërkuar ndërkombtarisht, u arrestua nga Policia Federale gjatë një aksioni së bashku me Interpolin dhe Policinë Civile.

Ai kërkohej nga autoritetet e Brazilit pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim ndërkombëtar të drogës. 45-vjeçari gjithashtu kërkohej nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Franca, që është dënuar me 10 vite burg.

Por Nikolli është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 1996 akuzohet për dy vrasje. Teksa po kryente një grabitje në autobus, ka vrarë Rasim Elezi dhe Asllan Meçe. I shpallur në kërkim nga Interpoli, 45-vjeçari u arrestua në vitin 2011 në Vjenë nga autoritetet austriake. Pas arrestimit ai u ekstradua në vendin tonë, pasi në vitin 2009, Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e të tjerëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu