Arrestohet shqiptari në Itali, karabinierët ndërhynë në momentin që shkëmbente ‘mallin’

0

Ndërsa, ‘klienti’ është shpallur në kërkim. Nuk dihet nëse ai gjithashtu ishte shqiptar.

Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mësohet se shqiptari, me banim në provincën e Riminit, është arrestuar në Misano teksa i jepte ‘mall’ një klientit të tij.

Në momentin që ai po merrte paratë, karabienierët ndërhynë dhe e vunë në pranga shqiptarin. Ndërsa, ‘klienti’ është shpallur në kërkim. Nuk dihet nëse ai gjithashtu ishte shqiptar.

Shqiptarit të arrestuar, pas kontrollit, iu gjetën 3 gram kokainë, të ndarë në doza, së bashku me 1150 euro cash, të cilësuara si të ardhura nga tregtia e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu