Pas kontrollit nga policia në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.
ITALI- Policia Italiene e Termoli ka arrestuar një 33-vjeçarë me origjinë shqiptare. Policia ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin pas një kontrolli në banesën e tij.
Në momentin e arrestimit 33-vjeçari ka qenë duke shpërndarë dy qeska me nga dy gram kokainë. Pas kontrollit nga policia në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiene, në fillim 33-vjeçari është mbajtur nën arrest shtëpie ndërkohë do të vazhdojë gjyqit në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos. Nga ana tjetër, blerësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal.