Butrinti me koncension, ministrja në Kuvend: Do optimizojmë të ardhurat, shtojmë shërbimet për vizitorët

0

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka folur në Kuvend për dhënien me koncension të parkut Kombëtar të Butrintit. Ministrja tha se fondacioni shqiptaro amerikan, që do të bëjë menaxhimin e Butrintit do të shtojë shërbime për turistët që e vizitojnë.

‘Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizim i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret.

Po flasim për një pasuri botërore. Është pjesë e mikpritjes ajo që duhet t’i shtohet Butrinti një qendër vizitorësh. Aksesueshmëria është një e mirë e komunitetit. Do të ketë një hartim akademik dhe shkencor për kërkimet.

Mirë administrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen për parkun. Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë. Në Butrint do të ngremë shkollat e kërkimit shkencor’, – tha Margariti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu