Policia e Shkodrës ka arrestuar një 30-vjeçare me iniciale M.Gj e cila shfaqet në një video të shpërndarë në rrjetet sociale duke rrahur dhe poshtëruar një vajzë, e cila kishte shkuar me të dashurin e të arrestuarës.
Duke e dhunuar me egërsi, e arrestuara Margerita Gjoni, e ka publikuar në Instagram videon poshtëruese ku shfaqet duke e goditur egërsisht dhe detyruar 22-vjeçaren B.Rr që të pohojë se kishte kryer marrëdhënie me të fejuarin e saj, Nduen, siç dëgjohet në video.
Policia bëri të ditur se mbi M.Gj tani rëndojnë tre akuza:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, – thuhet në njoftim, – menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj, 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrjetet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. Rr.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.