Arrestuan tifozin e “Formula 1”, policia holandeze e ngatërron me bosin e Cosa Nostra

0

Një tifoz i Formula 1 nga Liverpool është arrestuar në Holandë pasi u ngatërrua nga efektivët me një bos mafioz.

Sipas mediave të huaja mësohet se policia besonte se 54-vjeçari, Mark L, ishte zoti Sicilian i krimit Matteto Messina Denaro.

Menjëherë ai u kap nga efektivët të cilët ia lidhën sytë dhe e dërguan në Hagë.

Prokurorët thanë se burri, i cili ishte në vend për të parë Çmimin e Madh të Holandës, u lirua më vonë.

Denaro, akuzohet për shpërthimet e ndodhura në vitin 1993 ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 93 të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu