IKMT gati aksionin e shembjes në fshatrat turistikë

0

“Jo vetëm zona e bregdetit, por ne po evidentojmë edhe të gjitha ndërtimet pa leje, qoftë në zonën urbane të qyteteve, qoftë në zonat e fshatrave, por edhe në fshatrat turistikë që janë projekt i 100 fshatrave” tha Guri Seferi.

Zv/ kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit, Guri Seferi shprehet se prej disa ditësh një tjetër aksion është ndërmarrë edhe për shembjen e kioskave që përdoreshin për tregti.

“Para 3 ditësh, ne kemi pasur një aksion për prishjen e të gjitha objekteve të zonave tregtare, siç kanë qenë kioskat e ndryshme që ka pasur zona e aksit rrugor Rinas-Vorë dhe Rinas Qafë-Kashar. Është liruar ky aks, qoftë nga ndërtimet por edhe nga lavazhet që kanë qenë në këtë zonë” tha ai.

Numri dy i IKMT-së, thotë se vetëm në qershor, gjatë aksionit që mori emrin “Bregdeti ynë”, u shembën 137 ndërtesa. Pronarët e disa prej bizneseve u gjobitën.

“Gjobat fillojnë nga 5 milionë lekë të reja deri në procedim penal. Brenda qershorit u prishën 137 objekte, të cilat ishin me strukturë betoni, hekuri dhe druri. Në këtë aksion pati 13 objekte që u prishën nga vetë qytetarët.

Numri më i lartë i shembjeve ishte në Velipojë, në Shëngjin dhe në zonën e Ksamilit. Aksioni u urdhërua nga kryeministri Rama por pati shumë kontensime për shkak se u zhvillua në pikun e sezonit të plazhit” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu