“Arriti në spital me këmbët e veta, vdiq 10 minuta pas gjilpërës”, flet bashkëshorti i 46-vjeçares

0

Bashkëshorti i 46 vjeçares e cila humbi jetën mbrëmë në spitalin e Pogradecit, Luan Bazelli ka folur mbi vdekjen e te shoqes duke shpjeguar se ajo gezonte shendet të plotë dhe se mjekimi e pakujdesia ishin shkaktarët e vdekjes së saj.

Bazelli shprehet po ashtu se në spital ajo kishte mbërritur me këmbët e saj dhe 10 minuta pas gjilpërës kishte ndërruar jetë.

“Zonja ime ishte me shëndet të mirë,të akuzoj apo jo janë organet qe po merren me cështjrn,di që zonja ime ka ikur nga mjekimi,pakujdesia. Ne spital ka mbërritur me këmbët e saja,me tension normal,me te tëra.

10 minuta pas gjëlpërës ajo mbaroi direkt. Nuk ka patur sëmundje të tjera vetëm pak probleme me azmën“- u shpreh bashkëshorti.

Kujtojmë se Anila Bazelli mbrëmjen e djeshme vdiq në spitalin e Pogradecit pas mjekimit dhe familjaret akuzuan stafin mjekesor për pakujdesi në dhënien e tij.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, u transferua në morgun e qytetit ku autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu