Arrogancë e pushtetit ndaj demokratëve Dhunohet sistematikisht anëtarja e Këshillit Bashkiak e Partisë Demokratike të Elbasnait, Mirela Sollaku

0

Nga Hyqmet Zane

Zgjedhjet lokale pa opozitë, sjellin në Elbasan përfaqësues të qeverisë për fushatë elektorale krejt formale. Kjo situatë ka provokuar një protestë të demorkatëve si në të gjithë Shqipërinë që nuk pajtohen me këtë model zgjedhjesh pa kandidatë alternativ nga opozita.

Egërsia e pushtetit ndaj demokratëve që e nisën protestën në Bradashesh, u bë një sinjal që zgjedhjet vendore do të ishin një model i papranuar i përdorimit të policisë në protestë. Dhjetra e qindra demorkatë të ardhur nga Elbasan dhe banorë të Bradasheshit u bënë bashkë në një ptrotestë për sjelljen e pushtetarëve vendorë dhe qeverisjes qëndrore ndaj demorkatëve të këtij qyteti bëri që në Bradashesh të niste një valë protestash në këtë qytet që pasuan njera tjetrën.

Ajo që ra në sy në këtë protestë paqësore, por që policia e provokoi me mënyrat e saj të reagimit, ishte edhe sjellja e padenjë e kësaj policie të inkriminuar edhe ndaj femrave pjesëmarrëse në këtë protestë. Anëtarja e këshillit bashkiak dhe përfaqësuesja e Partisë Demorkaike në këtë protestë, njëherazi edhe biznësme, Mirela Sollaku, është dhunuar me pa të drejtë, duke u shtyrë dhe më pas edhe rrëzuar nga forca e shkopinjëve të gomës së policisë që ranë mbi të dhe demokratë e demokrate të tjerë.

Dukej si e porositur se ata që janë të njohur e të skeduar nga policia si të zellshëm në sjelljen e tyre antiqeveri, të dhunoheshin dhe të shoqëroheshin edhe në polici. Shumë syresh u futën në fugona dhe përfunduan në polici, ndërsa zonja Mirela Sollaku mundi t’i shmangej këtij momenti edhe për faktin se ishte një nënë e re me një familjë të vogël.

Protesta e arriti qëllimin e saj të sensibilizimit, por pasojat që pati zonja Mirela Sollaku janë tashmë të njohura. Që nga marrja e pushtetit nga socialistët, për Mirelën do niste një seri presionesh dhe kërcënimesh, fillimisht më 14 prill 2014 kur pas asnjë njoftim paraprak sipas ligjit, fadromat e IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes Territorit) nga Tirana në bashkëpunim edhe ata të Elbasanit, me porosi të veçantë gjetën rastin të prishin zyrat e Agjensisë “Arbër Transport” ku ajo ishte administratorja e saj në mënyrë të ligjshme, me pagesa taksash dhe siguracionesh. E gjitha kjo si një hakmarrje ndaj bindjeve të saj kundër një qeverisjeje të padenjë për shqiptarët dhe si pjesëmarrëse në protestat ndaj qeverisjes që nga viti 2013.

Qeverisja e socialistëve me kryeministër Edi Ramën, krijon precedent të shumtë ndaj demokratëve që janë aktiv në angazhimet e tyre në opozitë. Fillimisht prishja e zyrave ishte një sjellje që la pa punë dhe pa të ardhura jo thjesht një femër, por një familjare, një biznesmene, një anëtare të këshillit bahskiak si përfaqësuese e PD në disa forume.
Odisea e hakmarrjes ndaj Mirelës ishte si një vazhdimësi hakmarrje edhe ndaj babait të saj, Sabri Sollaku, ish kryetar i komunës Badradashesh për shumë vite dhe anëtar i kryesisë së PD Elbasna dhe i mirënjohur pëër aktivitetin e tij si dmeokrat që në krijimin e PD në që ka bërë edhe emër me autoritetin e tij.

Edhe pse nën trysninë e presioneve të shumta, Mirela e gjen veten gjithnjë mes demokratëve dhe titullarëve të Partisë Demorkatike në Tiranë në të gjitha protestat e saj. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja e një sjellje arogante tipike e kësaj qeverisje ndaj njerëzve të njohur për aktivitetin e tyre në protesta ndaj qeverisjes së kriminalizuar dhe të oligrakëve.
Për Mirela Sollakun që ishte anëtare e këshillit bashkiak në periudhën 2015 – 2019 u bë e pamundur qëndrimi në Bradashesh dhe sipas një bisede me të, ajo mendon vetëm të ikë për të shpëtuar nga ndonjë hakmarrje më e madhe se sa ka përjetuar. Ikja nga Shqipëria e shumë të rinjëve edhe pse me aftësi e me shkolla të larta, është kthyer në një model i rinisë shqiptare që po e braktis vendin e vet nga egërsia dhe arroganca e sjelljes së qeverisjes që në çdo gjë ka mashtruar dhe ka lënë pa fronte pune me gjithë premtimet boshe që më 2013-tën për hapjen e shumë vendeve të puinës që asnjëherë nuk u kthye në realitet.

Të shpëtosh kokën dhe të ardhmen në Shqipëri është bërë një gjë e zakonshme si të ishte një vend në luftë, sepse në këtë vend është kthyer lufta politike ndaj kundërshtarëve politikë që shpesh përfundojnë në polici ose kanë pasoja të rënda si këto që iu bënë edhe Mirela Sollakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu