Arsenal armësh në një stan në Lushnje, arrestohet një person, tjetri në kërkim

0

LUSHNJE– Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme  një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi gjatë kontrollit u gjeti një arsenal me armë zjarri, fishekë dhe armë të ftohta si thika dhe një shpatë.

N.P, 43 vjeç nga Lushnja, ju gjet në makinë një shufër metalike dhe pas kontrollit në shtëpi policia gjeti 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Kurse M.H, 44 vjeç nga Lushnja është në kërkim nga Policia pasi gjatë kontrollit në stanin e tij në lagjen “Savër”  ju gjetën një arsenal i plotë armësh me  1 automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë, 2 silenciator, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 granatë dhe 2 radio dore.