“Paske marrë veten në qafë”/Arta Bajrami sqaron deklaratën ndaj Rita Orës

0

Një deklaratë që Arta Bajrami bëri pak ditë më parë për Rita Orën ka shkaktuar polemika në rrjet. Këngëtarja ironizoi artistët e estradës shqiptare përmes këngës së Rita Orës, “Big” , e cila u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pesta në botë.

Ajo vinte në pah se si është e mundur që kënga më e re e Ritës nuk kishte marrë as një milion klikime dhe kishte arritur patur sukses në top listat britanike, ndërkohë që artistët e tregut muzikor shqiptar e arrinin këtë shifër brenda 24 orëve.

Për shkak të keqkuptimeve, Arta është detyruar të japë një sqarim, ku shpjegon se deklatata e saj ndaj Orës “E paske marrë veten në qafë”, nuk ishte për qëllim për të kritikuar këngëtaren por në fakt vinte në dyshim statistikat e klikimeve të artistëve në tregun muzikor shqiptar.

“Çfarë të bëj unë tani? T’u shpjegoj njerëzve se çfarë është SARKAZMA? Po të dëshiroja t’u jap shkollë njerëzve, do isha bërë mësuese e jo këngetare. Kaq nga unë për këtë temë dhe siç thotë populli “kush është bektesh e merr vesh”. Sepse në këtë vend, në këtë shoqëri, në këtë mentalitet, mëkati më i madh është të thuash të vërteten, ose të zbulosh gënjeshtrën.”, shkruan ndër të tjera Arta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu