Gazetari Artan Hoxha ka komentuar rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sipas tij kasaforta e Ervis Martinaj peshonte 2.7 ton e nuk u hapte dot as policia
Artan Hoxha: Sherri në ish-Bllok nuk e ka pikënisjen në trafikun e drogës. E ka fillesën në një rrëmbim që është bërë mu përballë Ambasadës Italiane në mes të ditës. Kur ndodhi ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok, policia i shkoi në zyrë dhe gjeti kasafortën. Nuk e hapi dot por kërkoi ta merrte. Policia nuk e mori dot dhe e dini pse? Peshonte 2.7 ton dhe policia nuk kishte asnjë mjet që mund ta lëvizte. Nuk u bë asgjë. E njëjta gjë ndodhi me telefonin kur u plagos në Bllok. Thanë jo u gjetën 70 mijë mesazhe, asgjë nuk doli. Pati interesim që ai telefon të mos hapej. Do krijonin shumë probleme.