Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se zbulime të reja priten në ditët në vijim.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka bërë të ditur që ka takuar gazetarin i “Financial Times” , Marton Dunai.
Me nota ironie ai ka thënë se nuk mban përgjegjësi për gjërat që ka thënë gjatë intervistës së tij.
“Kur të lënë pushim nga “punët e vështira” këta të “brendshmit”, të gjejnë “punë të lehta” këta të “jashtmit”
Me gazetarin e prestigjiozes FINANCIAL TIMES, Marton Dunai,…për ca gjëra kazani, “meselera me xhixhilera”, qe do ja dëgjojmë krismën nga barku i javës…
Ky shejtan, mbante shënim çdo gje me birrë të madhe përpara, unë me “raki dellinje”(xhin Skrapari) si shoku Nano ne vaktit, nuk mbaj përgjegjësi se çfarë kam thënë”, shkruan ai.