Artan Hoxha tregon itinerarin e plehut kimik me kokainë: Qëndroi një muaj në Kombinat, më pas u mbyll në Fier. Kolumbianët sollën kimistët

0

Artan Hoxha ka ngritur hije dyshimi mbi kompaninë e cila ka kryer analizat e plehut organik dhe e ka certifikuar për të kaluar në doganë. Sipas gazetarit Hoxha, sasia e madhe e plehut organik ka tërhequr vëmendjen dhe nga aty ka nisur hetimi. DEA është përpjekur që ta mbajë nën vëzhgim ngarkesën, e cila u nis nga porti kolumbian në fundin e muajit maj. Në korrik ngarkesa ka mbërritur në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas anija në fillim të shtatorit e ka shkaktuar këtë ngarkesë në Portin e Tivarit në Mal të Zi. Policia ka kërkuar përfshirjen e autoriteteve malazeze pasi kishin dyshime se mund të merrej që aty. Pasi është shkarkuar është kaluar në skaner.

Hoxha: Kjo ka një kosto. Ta miksosh kokainën me elementë të tjerë dhe ta rikthesh në gjendjen e mëparshëm kërkon kimistë të zotë. Karteli kolumbian që e ka shitur ngarkesën, bashkë me të ka pasur dhe kimistët që kanë bërë të mundur këtë gjë. Së pari fshehjen dhe më pas rikthimin nga plehu në një sasi kokaine. Në Malin e Zi sasi e plehut është marrë me kamion, është zhdoganuar në Shqipëri dhe ka ardhur në Tiranë. Ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme mbi një muaj në Kombinat. Nga aty ka shkuar në Frakull të Fierit ku u bë dhe goditja e djeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu