Artan Lame largohet nga detyra. Në krye të Kadastrës pritet të emërohet Dallëndyshe Bici

0

Artan Lame është larguar nga detyra si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. Mësohet se ditën e nesërme në vendin e tij do të prezantohet Dallëndyshe Bici.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu