Artan Lame: Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Patos

0

Po ashtu ai tha se në këtë fshat janë rreth 990 pasuri që deri tani ekzistonin të paregjistruara

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka dorëzuar sot certifikatat e para të pronësisë në fshatin Kuqar të Patosit pas 30 vitesh. I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj dhe deputetja Antoneta Dhima, Lame u shpreh se problemet e pronësisë së tokës po marrin fund të këtë fshat. Po ashtu ai tha se në këtë fshat janë rreth 990 pasuri që deri tani ekzistonin të paregjistruara

“Jemi në Kuqar, Fier, një zonë që mbahet me ullinjtë e vetë. Ka qenë një proces i zvarritur i regjistrimit që nga 91-shi, kur është ndarë toka. Janë rreth 990 pasuri që deri tani ekzistonin të paregjistruara dhe i gjithë fshati e vuante këtë problem, janë edhe problemet shoqëruese si legalizimi dhe regjistrimi i shtëpive të vjetra, para 91. Kohët e fundit i kanë kaluar Kadastrës, shtëpitë e vjetra. Për fat të keq ky vend ka qenë i gjithi për t’u regjistruar, sepse edhe shtëpitë e para 90-ës nga koha e Enverit, Zogut ishin të paregjistruara. Këto probleme morën rrugën e zgjidhjes. Kjo është certifikata e parë e tokës që jepet në Kuqar që nga koha e demokracisë,” tha Lame.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu