Arti në zi! Artisti i njohur gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

0

Stephen “tWitch” Boss, i njohur si DJ në “The Ellen Degeneres Show”, ka vdekur në moshën 40-vjeçare. TMZ shkruan se DJ “tWitch” është vetëvrarë me armë zjarri. Ai u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Los Alngeles. Boss ka lënë pas gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre, Weslie, 14, Maddox, 6 dhe Zaia, 3.

Boss filloi si DJ në talk shoë-n e Degeneres në 2014, duke u bërë përfundimisht një producent ekzekutiv në 2020. Ai qëndroi me të deri në përfundimin e shfaqjes në 2022. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë bërë atë të ndërmarrë këtë hap, por gruaja e tij ka treguar dhe momentet e fundit me të.

Allison Holker është shprehur se ai ishte larguar nga shtëpia pa makinën e tij, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë, por nuk diti t’i jepte shpjegim vetëvrasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu