Artur Guni është zgjedhur sot nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Nga sot ai ka lënë detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan.
Ai u zëvendësua në këtë detyrë nga ish-nënkryetari i Bashkisë Adi Qose. Pra një ndërrim ‘kokë-për kokë’.
Artur Guni ka mbajtur disa detyra me rëndësi në nivel vendor. Ai ka qenë administrator, drejtor i DRShTR, President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor etj. Kudo ku ka punuar, Artur Guni ka ushtruar detyrën me përkushtim e profesionalizëm. Ai gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë.
Me këtë rast Guni ka falënderuar kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja për besimin që i dha në këtë pozicion.
Ja postimi i Artur Gunit:
Nga sot, lë detyrën e Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan, për të marrë detyrën e zv/Kryetarit të Bashkisë Elbasan.
Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja për besimin dhe vlerësimin e tij, për tu bërë pjesë e stafit të tij!
Faleminderit dhe Mirenjohje Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR z. Blendi Gonxhje për mbështetjen, besimin dhe përkrahjen gjatë kohës që ushtrova detyrën e Drejtorit Rajonal!
Suksese Adi Qose në detyrën e re !
Faleminderit Stafit të mrekullueshëm të DRSHTRR Elbasan!