As shiu nuk e ndalon vogëlushin 8-vjeçar të mbështesë skuadrën e zemrës, Elbasanin

0

As shiu, as i ftohti, as lodhja nuk e ndal vogëlushin 8-vjeçar, Muhamedin, që është bërë simbol i dashurisë dhe pasionit për Elbasanin!

I veshur me ngjyrat e skuadrës dhe me shallin vënë, ai qëndron mes reshjeve të shiut për të përkrahur ekipin e zemrës.

Në një kohë kur shumë të rritur humbasin besimin e dashurinë për futbollin e qytetit, Muhamedi tregon se dashuria për Elbasanin është më e fortë se çdo gjë!

Ky 8-vjeçar i vogël, me shpirtin e madh, po na kujton të gjithëve se pasioni i pastër nuk njeh moshë, nuk njeh pengesa dhe nuk shuhet kurrë.