“As vetë deputetët e PS-së nuk e fshehin dot me”, Basha gjatë takimit me demokratët në Korçë: Po ndërtojnë skema për të shkatërruar bujqësinë

0

Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët në Korçë:
“Prania juaj në këtë ditë të ftohtë janari, në Korçë, prania që e ka përmbushur këtë sallë me njerëz përfaqësues të sakrificës së demokratëve. Përfaqësues të demokratëve që nuk e mendojnë PD_në si një biznes për tu mjelë në favorin e tyre dhe të familjes së tyre. Japin dhe sakrifikojnë gjithë kohën dhe nuk kërkojnë asgjë. Vazhdojnë punën e tyre. Të ndërtojmë një shtet funksionalë për t’u shërbyer njerëzve. Ju falënderoj të gjithë ju që jeni këtu. Shumë prej jush kanë ardhur prej larg. E di që kjo është një orë ku shumë prej fermerëve kthehen në shtëpi pas një dite pune të gjatë. Kthehen me kokën e ulur, jo se janë të lodhur, nuk lodhen fermerët e Korçës, se e kanë faktuar që punojnë në kushtet më të vështira. Nuk e kanë në krah qeverinë por vetëm forcën e tyre dhe zotin. Ka një qeveri që është kundër tyre, siç u zbulua tani as vetë deputetët e PS-së nuk e fshehin dot me, po ndërtojnë skema për të shkatërruar bujqësinë shqiptare.

Për ta mbushur tregun me prodhime të kamufluara përmes marrëveshjeve të fshehta nga prodhime të subvencionuara nga disa shtete të tjera. Në një vend të begatë, në një qark të begatë si Korça, familjet nuk sigurojnë dot një vakt të ngrohtë. Nuk ka treg, njësoj si para 32 viteve”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu