Pritën Bashën me protestë në Korçë, policia shoqëron në komisariat dy demokratë

0

Lulzim Basha është pritur me protestë nga demokratët në qytetin e Korçës.

Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berishës me pankarta në duar dhe me thirrjet “Basha ik” kanë pritur kryedemokratin në qytetin juglindor në hyrje të “Kinema Milenium”. Policia kishte rrethuar të gjithë zonën duke mos i lënë mundësi protestuesve të kenë “kontakt” të afërt me Lulzim Bashën.

Si pasojë e protestës dy persona janë shoqëruar në komisariatin e Korçës mes tyre është edhe personazhi i njohur nga të gjithë Ilir Vrenozi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu