Askush nuk ka qarë më shumë se Dybala, duke i thënë lamtumirë Juves! Video

0

ITALI – Paulo Dybala u prek shumë, kur i gjithë “Allianz Stadium” i Juventusit i bëri një nderim të sinqertë në lamtumirën e tij, si një lojtar ‘bardhezi’ pas shtatë sezonesh.

Sulmuesi argjentinas, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni, shpërtheu në lot në mesfushë dhe Bonuccit iu desh ta përqafonte për t’i dhënë pak ngushëllim. Imazhet tani janë bërë virale…

Në të njëjtën ndeshje, e cila përfundoi në barazim (2-2) kundër Lazios, Paulo Dybala gjithashtu i dha fund karrierës së tij me ‘Zonjën e Vjetër’ si Giorgio Chiellini, kapiten i përjetshëm me 560 ndeshje pas tij në 17 sezoneve veshur bardhezi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu