Kokaina mes qymyrit! Zbulohen 53 pako brenda 2 çantave në portin e Durrësit

0

DURRËS- Kokaina e gjetur brenda anijes me qymyr që vinte nga Kolumbia ishte brenda dy çantave, e ndarë në 53 pako. Peshimi i sasisë ende vijon, ndërsa deri më tani besohet se bëhet fjalë për 50 kg. Peshimi do të vijojë sërish në orën 10:00. Çantat me kokainë ishin hedhur në mes të qymyrit për t’u fshehur mirëpo u gjetën pas kontrollit në Portin e Durrësit.

Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Ende nuk ka informacion nëse ka persona të ndaluar apo arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu