Asnjë humbje jete nga Covid-19, rritet numri infektimeve

0

Ministria e Sëndetësisë ka raportuar gjendjen e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19

Janë kryer 680 testime dhe kanë rezultuar 28 qytetarë të infektuar ndërsa janë shëruar 48 pacientë ndësa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19.

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 680 testime, 28 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 48 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 680 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë.

Janë 231 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 48

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 680

Testime totale 1,991,016

Raste pozitive 331,527

Raste të shëruara 327,704

Raste Aktive 231

Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 174

Fier 16

Vlorë 9

Shkodër 7

Berat 6

Gjirokastër 6

Elbasan 5

Durrës 3

Dibër 3

Korçë 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu