– Paris Saint-Germain bashkoi tre nga sulmuesit më të mirë në planet verën e kaluar. Kylian Mbappé, Leo Messi dhe Neymar Junior, formuan një treshe të frikshme me gola, për të rivalizuar treshe të tjera të mëdha si ‘MSF’ e Liverpoolit, të cilët tani kanë ndryshuar “F” për Firmino në “J” për Jotan.
Megjithatë, 56 golat që ka skuadra franceze në Ligue 1, i kalon një skuadër gjermane, ajo e Bayer Leverkusenit, që është kthyer në një makineri golash.
“Më tërheq futbolli sulmues. Duhet të kesh guxim në vendimmarrje dhe në mënyrën se si luan,”- përsërit trajneri Gerardo Seoane, i cili e ka shndërruar Bayer Leverkusen në ekipin e pestë me golashënuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Europës. Vetëm Bayern (75 gola), Liverpool (70), Manchester City (64) dhe Borussia Dortmund (64) i kalojnë 63 golat në 24 javë të shënuar nga klubi i “Aspirinave”. Ata kanë realizuar edhe 10 gola të shumë se sezonin e fundit (53), duke shënuar mesatarisht, 2.6 gola për ndeshje. Një hap regjisorial i shpjeguar nga Seoane në ‘Kicker’.
“Ka të bëjë me krijimin e një ekuilibri midis sulmit dhe mbrojtjes, në mënyrë të tillë që të shënosh. Skuadrat që kanë shumë vrull përpara lënë disa hapësira prapa”,- thotë trajneri spanjoll-zviceran. Ai me arsenalin e tij të jashtëzakonshëm sulmues, po ndërton suksesin e një Leverkusen që është i treti në Bundesligë dhe që matet në raundin e 16-të të Europa League me Atalantan.
Golat e Leverkusenit kanë plot 15 autorë… edhe pse njëri është kryesori. “Më argëton të shoh paraqitjet e mrekullueshme që Schick po bën. Ai është një sulmues i klasit të lartë dhe një finalist fantastik,”- thotë Seoane për një qendërsulmues, që befasoi duke duke u shpallur edhe ‘golashënuesi më i mirë’ i “Euro 2020”. Tani, me 20 golat në Bundesligë, atë e kalon vetëm Lewandowski (28).






