Prokurori lituanez: Ka nisur hetimi për krime lufte në Lituani

0

Zyra e prokurorit të përgjithshëm lituanez ka deklaruar se ka filluar hetimin e krimeve të dyshuara kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë. The Guardian shkruan se sipas një deklarate hetimi do të përfshijë për sulme ndaj civilëve, mjekëve dhe shkatërrimin e shtëpive.

“Hetimi filloi në lidhje me agresionin ushtarak në Ukrainë. Hetimi do të përfshijë sulme ushtarake ndaj civilëve, mjekëve, shkatërrimin e shtëpive, spitaleve, institucioneve arsimore dhe objekteve të tjera civile, të cilat çojnë në vdekje të të rriturve dhe fëmijëve”, tha ai.