At Nikolla Marku nuk njeh kryepeshkopin e ri Joan Pelushin

0

Famulltari i kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikolla Marku i njohur për përplasjet e vazhdueshme me Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos është shprehur hapur edhe për emërimin e pasardhësit të tij, Joan Pelushi, si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.At Nikolla tha se nuk e njeh autoritetin e Kryepeshkopit të ri, duke e cilësuar një figurë që nuk përfaqëson besimin tradicional dhe thelbin kombëtar të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë bashkëpunim me një figurë që, sipas tij, nuk respekton traditën e besimit ortodoks dhe Statutin e Kishës së vitit 1937, të cilin e cilëson si themelin ligjor dhe shpirtëror të autoqefalisë shqiptare.

Në deklaratën e tij, At Nikolla Marku vendosi një kusht të prerë për çdo lloj bashkëpunimi institucional.Ai thotë vetëm kur katër “Korifenjtë e ortodoksisë shqiptare “Fan Noli, Visarion Xhuvani,Kristofor Kisi dhe Kostand Kristoforidhi ,të prehen në Kriptën e Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, dhe kur Kryepeshkopi i ri t’u përkulet atyre me respekt, atëherë mund të ketë bashkëpunim ./Infoweb Media