Atëherë ishte i panjohur/ Ky është Mihasi, zihej për nënën e ish-policit Malko

0

TIRANË– Erigers Mihasi, u vra të shtunën e shkuar më 13 nëntor, teksa udhëtonte menjë mjet tip “Audi” me mikun e tij, Armand Dumani. Por 32-vjeçari nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit dhe drejtësinë shqiptare, por mesa duket ka edhe një ngjarje tjetër, në të cilën ka qenë prezent, e cila ka shpëtuar nga vëmendja.

Edhe pse efektivët tentojnë që ta mbajnë jashtë, ai i shtyn duke kërkuar që të kujdeset vetë për nënën e viktimës, të cilën më pas tenton që ta qetësojë bashkë me dijsa persona të tjerë. Në momentin e vrasjes, ai ka qenë i panjohur për publikun, por me publikimin e fotos pas vrasjes, lidhja e figurës bëhet menjëherë. Mihasi është i riu i veshur me një bluzë të zezë dhe me tuta gri, të firmës “Jordans”.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu