Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Angli

0

Policia është duke hetuar vendin ku u bë një atentat për vrasje ndaj një shqiptari në Barking.

Policia u njoftua në orën 2.14 pasditen e djeshme në Wilmington Gardens, Barking, pas raportimeve për të shtëna me armë ndërsa dyshohet se shqiptari që iu bë atentati ishte trafikant lëndësh narkotike.

Në momentin kur mbërritën në vendin e ngjarjes punonjësit e rendit gjetën dy meshkuj 20-vjeçarë ku njëri prej tyre kishte marrë lëndime serioze me armë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.

Edhe mashkulli tjetër u dërgua në spital ndërsa është jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Hetuesit nodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu