Gjendet i vdekur në banesë 33-vjeçari, dyshimet e para

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm. Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në qytetin e Korçës.

Burimet për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet, E.ZH.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale por nuk përjashtohet asnjë pistë.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të konstatuar shkakun e vdekjes së personit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu