Atentat me armë zjarri në Spanjë, shqiptari transportohet me urgjencë në spital, me tre plagë të rënda

0

Një atentat me armë i është bërë një shqiptari këtë të martë në Spanjë. Sipas mediave vendase, shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas me tre plumba, dy në këmbë dhe një në kokë.

Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve që fshihen pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu