Në orët e mbrëmjes të së premtes, në qendër të Beogradit, është vrarë një person.
I riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan Nova.rs.
Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) deklaroi se dy persona të panjohur kanë qëlluar disa herë me armë zjarri dhe kanë goditur një burrë që ndodhej në vendin e shoferit në një automjet.
Autorët e krimit janë arrestuar ndërsa te njëri prej tyre është gjetur edhe një armë, me të cilët dyshohet se është vrarë i riu.
Tre të rinjtë e përfshirë në incident kanë qenë të njohur më parë për policinë, ndërsa autorët e krimit janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.