Atentati ku u ekzekutua 37 vjeçari, policia hap tjetër pistë hetimi, kush është biznesmeni tjetër që Iljaz Çali e kishte denoncuar në polici (Emri+Detaje)

0

Policia ka hapur një tjetër pistë hetimi sa i përket vrasjes së Iljaz Çalit i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në automjetin e tij tip “Land Rover” gjatë momentit që po qarkullonte në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Tashmë në hetime përveç biznesmenit, Rrahim Dedja, është përfshirë edhe emri i një tjetër biznesmeni i cili po hetohet për shkak të një konflikti me viktimën. Rezulton se si viktima Iljaz Çali ashtu dhe biznesmeni Ilir Cami kanë denoncuar njëri-tjetrin në policinë e Bulqizës.

Kjo pasi, Cami ka një galeri kromi ngjitur me Çalin dhe kanë pasur konflikt për ndërtime. Të dyja palët kanë përfunduar në Komisariatin e Bulqizës me denoncime.

Ndërkohë, vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka treguar në polici se vëllai i tij me biznesmenin Dedja kishte një debat për një borxh me shumë se 1 milion dollarë.

Kjo e dhënë është përfituar nga dëshmia paraprake e vëllait të viktimës, i cili është pyetur nëse ka dyshime për konflikte të të vëllait.

Mësohet se Rrahim Dedja para tre vjetësh u ka marrë galerinë, dhe afro 350 mijë euro borxh, por ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ngjarjen e ka marrë vesh nga televizioni.

Lëvizjet e fundit të autorit:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar edhe lëvizjet e fundit të viktimës pak para se t’i bëhej atentati. Mësohet se ai ka pirë një kafe me të vëllain, më pas ka shkuar në drejtim të fakultetit të Histori-Filologjisë dhe diku aty ka bërë pazare për shtëpinë. Pasi ka nisur të ecë në drejtim të fshatit Rinas i Ri, atij i është bërë atentat nga një makinë që ka qenë në lëvizje, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash, ndërkohë që dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Si fillim u mendua se në automjet ishte dhe një tjetër person, por më pas u verifikua se ishte vetëm 37-vjeçari.

Ka qenë një person kalimtar ai që kishte hapur derën e automjetit të viktimës, për të parë se çfarë kishte ndodhur që makina kishte ndaluar në autostradë, pasi u raportua si fillim si aksident. Ndërkohë, viktima ishte hetuar më herët për pastrim parash dhe për çështjen e hashashit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu