“Natën e kisha parkuar makinën para shtëpisë. Nuk e kisha në servis. Kur e mora në drekë shpërtheu. Nuk e di kush e ka vënë tritolin në makinë. Nuk kam konflikte, policia të gjejë autorin”- mesohet të ketë thënë para grupit hetimor.
Mësohet se në lidhje me atentatin e dështuar ndaj tij janë shoqëruar në polici 8 persona. Gjithashtu në pyetje jane marrë edhe familjarë të Mustafës.Ky i fundit i cili është edhe miku i “Rrumit” të Sukthit ka qenë i përfshirë në një plagosje në vitin 2001 në Durrës.
Sipas hetimeve, shpërthimi është realizuar me telekomandim në distancë.