Atentati ndaj Edison Begës në Vlorë, autori denonconte Shullazin dhe më pas tërhiqte dëshminë

0

Detaje të reja dalin në dritë nga zbardhja e atentatit ndaj Edison Begës, që ndodhi në Maj në zonën e Kaninës në Vlorë, ku policia njoftoi se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Burime bëjnë me dije se plagosja ka qenë vazhdim i një sherri të nisur më herët mes Begës dhe autorit Mitri Prifti.

Disa ditë para ngjarjes (29 Maj) burimet bëjnë me dije se të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares, ku Edison Begaj e ka goditur 36 vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit se ka falur këtë gjë për momentin dhe më pas ka tentuar ta vrasë.

Mendohet se momenti kur Bega ka qëlluar mbi Priftin është filmuar nga kamerat e barit në fjalë, dhe ka qënë kyc për zbardhjen e ngjarjes.

Një element mjaftë i rëndesishëm në zbardhjen e plagosjes ka qënë edhe dëshmia e Begajt në polici ç’ka ka treguar në lidhje me konfliktin në momentet e para pas ngjarjes teksa më pas kanë nisur hetimet.

Mitri Prifti nuk është një personazh anonim, pasi ai ka dalë në skenë edhe disa vite më parë, kur denoncoi Emiljano Shullazin, që i kishte kërcënuar kushëririn e tij Jani Zaka. Pas akuzave, Prifti doli publikisht dhe i tërhoqi ato duke thënë se nuk e kishte takuar asnjëherë dhe nuk e njihte Shullazin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu